Tre shefa të administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë përfunduar në Komisionin Disiplinor.
Shefi i Personelit Skender Shabani, u.d. shefja e Financave, Selvete Kamberi dhe drejtori i Administratës, Haqif Arifi, janë raportuar në Komisionin Disiplinor nga ud.drejtori i QKUK-së Osman Hajdari, shkruan Gazeta Shneta.
Lajmi është konfirmuar nga vet zyra për media e QKUK-së në një përgjigje për Gazetën.
“Ju njoftojmë se pas raportit nga komisoni për kontroll të brendshëm, në komision disiplinor janë dërguar, Shefi i Personelit, Skender Shabani, u.d. shefja e financave, Selvete Kamberi dhe drejtori i Administratës, Haqif Arifi”, kanë deklaruar nga QKUK.
Procedura disiplinore ndaj tyre është iniciuar pas raportit të Komisionit për Kontroll të brendshme në të cilin u konstatua se dy persona në QKUK janë paguar pa punuar fare. Një pediatre dhe një infermiere ishin paguar ndonëse kishte vite që e kishin pezulluar punën e tyre.