Lajme
Tre raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit
Demokracia
11:27 | 15 Mars 2021

Share:

Brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur tre raste të dhunës në familje, njofton policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur tre raste të dhunës në familje, derisa njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, dy rastet tjera kanë ndodhur njëri në Podujevë dhe tjetri në Gllogoc, raporton Demokracia.com.

PK njofton se është arrestuar një mashkull, pasi i njejti ka sulmuar fizikisht vëllain, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Prishtinë, 13.03.2021-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuuhet në raportin e policisë. 

Policia njofton se është arrestuar një mashkull, pasi i njejti ka tentuar të sulmojë me thikë familjarët e tij.

Sipas policisë, thika dyshohet se është përdorur në një rast të konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë, 14.03.2021-10:15.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka tentuar ti sulmon me thike familjaret e tij. Thika e cila dyshohet të jetë përdorur ne rast është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

PK njofton se një mashkull ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Të dy palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Gllogoc, 14.03.2021-17:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti  kishte ushtruar dhune fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Të dy palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia./Demokracia/

Të ngjashme