Lajme
Tre raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit
Demokracia
09:01 | 02 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh për tre raste të dhunës në familje, raporton Demokracia.com.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Viti dhe Istog.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë, 01.05.2022-23:35. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur nga djali i vëllait të saj, i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Viti, 30.04.2022-17:00. Më 01.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Istog 01.05.2022 – 07:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme