Lajme
Tre policët e Kosovës, të kidnapuar nga forcat serbe, do të mbrohen në liri
Demokracia
11:12 | 26 Qershor 2023

Share:

Tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët u rrëmbyen në veri me 14 qershor do të mbrohen në liri, pasi gjykata në Kraljevë konfirmoi aktakuzën ndaj tyre.

“Pas kryerjes së procedurës paraprake dhe ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Lartë Publike në Kraljevë kundër të dyshuarve B.S., R.Z. dhe Š.M. për secilin vepër penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, substancave nga neni 348. paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, trupi jogjykues i Gjykatës së Lartë në Kraljevë ka konfirmuar aktakuzën kundër të pandehurve të lartpërmendur dhe ka nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurve u është ndërprerë paraburgimi”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë në Kraljevë, shkruan Tanjug. 

Arrestimi i tyre nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme