Tre persona janë arrestuar në Floridën e Jugut pasi janë akuzuar për vjedhjen e identitetit të viktimave, përmes sulmit kibernetik pas shembjes së një apartamentit në Surfside, tha një prokuror i lartë.
Kishte shtatë viktima në këtë rast, pesë prej të cilëve kanë vdekur, tha Prokurorja e Shtetit të Miami-Dade, Katherine Fernandez Rundle në një konferencë shtypi, raporton CNN, përcjellë Demokracia.com.
Të shtatë personave u vodhën identitetet dhe blerjet u bënë pas shembjes së Champlain Towers Southnë, në 24 qershor.
“Grabitësit e varreve kibernetikë lëvizën shumë shpejt pas shembjes, për të marrë atë që munden nga viktimat e vdekura ndërsa familjet dhe miqtë ishin në trazira absolute emocionale,” tha Fernandez Rundle.
Hetimi është duke vazhduar, tha prokurori.
Anëtarët e familjes së viktimave të tjera të Surfside, të cilët dyshojnë se janë gjithashtu viktima të vjedhjes së identitetit u inkurajuan të kontaktojnë forcat e rendit. /Demokracia.com/