Lajme
Tre persona të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe dy veturave
Demokracia
16:53 | 05 Gusht 2022

Share:

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së premte në rrugën Prizren-Gjakovë saktësisht në fshatin Bishtazhin.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka treguar se gjatë këtij aksidenti janë të përfshira një autobus dhe dy vetura, ndërsa janë duke u trajtuar tre persona si pasojë e lëvdimeve.

Mund t’ju konfirmoj se në fshatin Bishtazhin ka ndodhur një aksident trafiku. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura dhe një autobus. Përveç dëmeve material, trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve janë duke marrë 3 persona në Spitalin Rajonal në Gjakovës.

 

Të ngjashme