Lajme
Tre persona sulmohen dhe theren me thikë nga tre të tjerë
Demokracia
10:07 | 29 Mars 2022

Share:

Tre persona nga Prishtina më 19 mars kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që janë sulmuar dhe therur me thikë nga tre të dyshuar.

Në raportin e policisë thuhet se njëri nga të dyshuarit kishte shtënë disa herë me armë zjarri.

Të hënën, njëri nga të dyshuarit është vetëdorëzuar në polici dhe e kishte dorëzuar armën që e kishte përdorur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme