Lajme
Tre persona rrahin një person në Istog, gjatë intervistimit tentojnë të sulmojnë dhe katër zyrtarë policorë
Demokracia
09:11 | 26 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Tre persona kanë sulmuar fizikisht një person dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur si dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarë policorë brenda në objektin e stacionit policor.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës,  thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:30, në Istog.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & SULM/ Istog 25.11.2022-21:30. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarët policorë brenda në objektin e stacionit policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme