Lajme
Tre persona lëndohen në vendin e punës, kërkojnë ndihmë mjekësore
Demokracia
10:54 | 19 Maj 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të lëndimit në punë në Ferizaj.

Rastet kanë ndodhur të enjten, rreth orës 11:00, ndërkaq një grua dhe një burrë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Ferizajt.

Policia rastet i ka cilësuar si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Po ashtu, sipas raportit të policisë rrezikim i sigurisë në vendin e punës është cilësuar edhe një rast në Dragash, ku një mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar.

Të ngjashme