Lajme
Tre persona arrestohen për ngacmim seksual në Ferizaj
Demokracia
09:24 | 14 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Ferizaj pasi dyshohet se kryen veprën penale “ngacmim seksual”.

Në raportin e 24 orësh thuhet se të dyshuarit janë arrestuar të premten, pasi që dyshohen se një ditë më parë kanë ngacmuar seksualisht një vajzë.

“NGACMIM SEKSUAL/Ferizaj 12.01.2023 – 15:45. Në lidhje me rastin, më 13.01.2023 janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë dy të dyshuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024