“Sot, në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, kujtojmë me respekt luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën… 32 vite pas, përveç se të kujtojmë tërë këtë sakrificë, duhet të punojmë pandalshëm që minatorët tanë të punojnë në kushte të dinjtetshme e të vlerësohen si duhet për punën e tyre”.
Kështu shkruante më 20 shkurt të vitit 2021, UD e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për grevën e urisë së mintorëve të Trepçës që nisi më 20 shkurt 1989 kundër heqjes së Autonomisë së Krahinës së Kosovës nga Serbia, shkruan Demokracia.com.
Por, 34 vite më vonë, pra 3 vite pas premtimit të Osmanit “që minatorët tanë të punojnë në kushte më të dinjitetshme e të vlerësohet si duhet për punën e tyre”, minatorët e Trepçës po përballen me qasjen aspak humane të Qeverisë së Kosovës, që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.
Prej gati tre muajsh (qershor, korrik dhe gjysma e gushtit) mintorët e Trepçës nuk kanë marrë rrogat e tyre mujore.
Në këtë situatë të rënduar ekonomike, minatorët e Trepçës kanë hasur në arrogancën e Qeverisë Kurti, e cila deri më tani nuk e ka zgjidhur problemin.
Lexo më shumë:
Dikur fjalë të mëdha për investime, tash i lë pa rroga: Si po i trajton Kurti minatorët e Trepçës?
REAGIMET E SHUMTA PËR INCIDENTIN NË AEROPORTIN E SHKUPIT DHE HESHTJA JONJERËZORE E VJOSA OSMANIT PËR MINATORËT E TREPÇËS
Disa herë dhe për disa ditë me radhë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me incidentin në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, i cili sipas autoriteteve maqedonase ka ndodhur për fajin e të parës së shtetit të Kosovës.
Madje, në njërën nga reagimet, ajo ka akuzuar kryeministrin Kurti për propagandë kundër Republikës së Kosovës, pasi në konferencën e përbashkët me homologun maqedonas, Hikstjan Mickoski, ai nuk i kishte besuar rrëfimit publik të Osmanit, por kërkoi që të pritej raporti zyrtar nga autoritetet maqedonase.
Lexo më shumë:
Jo vetëm kaq, por Osmani ka gjetur kohë të reagoi edhe për zhvillimet ndërkombëtare, por kurrsesi të reagojë edhe për gjendjen e rënduar të minatorëve të Trepçës, të paktën për t’iu dhënë mbështetje publike, ashtu si dikur kur kërkonte votën e tyre. /Demokracia.com/
Lexo më shumë:
Demokracia