Sport
Tre lojtarë shqiptarë në formacionin e javë në Superligën e Turqisë
Demokracia
19:45 | 23 Prill 2024

Share:

Superliga e Turqisë se mbylli javën e 33-të, ndërsa nuk kishte pak befasi në rezultate.

Por, vëmendja më e madhe shkon në formacionin e javës, aty ku janë të përfshirë tre lojtarë shqiptarë.

Florent Hadergjonaj është përfshirë në formacionin e përpiluar nga Fanatik, derisa shënoi një gol për Alanyaspor.

Pjesë e formacionit është edhe mesfushori Ernest Muçi, ia doli të shënonte po ashtu gol, por tek Besiktasi.

Paraqitje fantastike pati edhe Zymer Bytyqi te Antalyaspor, duke u inkuadruar në pjesën e dytë dhe duke shënuar golin e fitores.

Më poshtë mund të shikoni formacionin e plotë të javës së 33-të në ligën e Turqisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fanatik (@fanatikcomtr)

 

Të ngjashme