Sport
Tre lojtarë në listën e dëshirave të Juventusit për ta zëvendësuar Ronaldon
Demokracia
11:26 | 26 Gusht 2021

Share:

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo lidhet me një kalim te Manchester City në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Juventusi, klubi aktual i sulmuesit portugez ka filluar të interesohet për zëvendësuesin e Ronaldos, shkruan Demokracia.com.

Mauro Icardi, Moise Kean dhe Luka Joviq janë lojtarët që konsiderohen si pasuesit e Ronaldos nga “Zonja e Vjetër”.

Asi portugez, Cristiano Ronaldo është në bisedime me Manchester Cityn dhe agjenti i tij Jorge Mendes mbërriti në Torino të mërkurën për të takuar klientin e tij.

“Qytetarët” duan transferimin e Ronaldos pa shpenzuar para fare, ndërkaq “Bianconeri” kërkon 25 milonë euro.

Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe Zonja e Vjetër po shqyrton disa zëvendësime të mundshme për 36-vjeçarin.

Gabriel Jesus është objektivi kryesor i “Bianconerëve”, por Manchester City nuk dëshiron ta shesë yllin brazilian, kështu që sipas La Gazzetta dello Sport, lojtarët si Mauro Icardi, Moise Kean dhe Luka Jovic janë në radarët e Juventusit. /Demokracia.com

Të ngjashme