Sport
Tre gola për tri pikë, Milani del me fitore nga Verona dhe i afrohet edhe më shumë titullit kampion
Demokracia
22:41 | 08 Maj 2022

Share:

Milani e ka fituar edhe një tjetër betejë në luftën për titull të kampionit në Serie A.

“Rossonerët” triumfuan me përmbysje të rezultat 1:3 në udhëtim te Verona, në takimin e vlefshëm për javën e 36-të në elitën e futbollit Italian, shkruan Demokracia.com.

Verona ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 38-të me anë të Faraonit i cili realizoi me kokë pas harkimit nga Lazoviq.

Në minutën e tretë shtesë të pjesës ssë parë, Tonali barazoi shifrat dhe dërgoi skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.

I njëjti futbollist pesë minuta pasi nisi fraksioni i dytë realizoi lehtësisht nga afërsia, me ndihmën e Leaos që luajti rolin e asistuesit.

“Kuqezinjve” fitoren ia kompletoi mbrojtësi italian, Florenzi që shënoi në minutën e 86-të.

Milani ka 80 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Interi. Verona është në vendin e 9-të me 52 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme