Një situatë aspak e mirë është duke e përcjellë gjigantin gjerman Borussia Dortmund, shkruan Demokracia.com.
Nuk jepen shumë detaje por numri një i klubit verdhezi, Hans-Joachim Watzke, ka thënë për “Sky” se po mendon largimin nga klubi gjerman.
“Vitet e fundit ishin shumë të lodhshme në çdo pikëpamje, ndoshta ka ardhur koha për të pushuar dhe për të qëndruar larg futbollit”, ka thënë arkitekti i skuadrës verdhezi.
Nëse ndodh, largimi i Watzke do të ishte një humbje e madhe për skuadrën gjermane. /Demokracia.com