Lajme
Trazira në Suedi pas demonstratave për djegien e Kur’anit nga ekstremistët e djathtë
Demokracia
16:36 | 18 Prill 2022

Share:

Trazira dhe përleshje të rënda kanë shpërthyer që nga e enjtja në Suedi pas mitingjeve të një grupi danez të ekstremit të djathtë dhe anti-islamist, i cili planifikoi të digjte Kur’anet në disa qytete.

Të dielën, policia tha se tre persona u plagosën pasi me sa duket u goditën nga plumbat e policisë gjatë një përleshjeje.

Ekstremisti danezo-suedez Rasmus Paludan në vitin 2017 themeloi lëvizjen daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs, ose Hard Line, e cila trumbeton një agjendë të fortë anti-imigruese dhe anti-islame. Të enjten dhe të premten, videoja e Paludanit duke djegur Kur’anin – librin e shenjtë të Islamit – në qytete të ndryshme suedeze u transmetua live. Paludani njihet për inskenimin e djegieve të tilla.

Të dielën, Paludan postoi në mediat sociale se do të anulonte demonstratat në Linkoping dhe Norrkoping – qytete të afërta në Suedinë lindore – sepse policia kishte treguar se ishin “të paaftë” për të mbrojtur veten dhe Paludan.

Në një intervistë, ministri suedez i Drejtësisë Morgan Johansson u tha protestuesve të “shkonin në shtëpi”.

Johansson e quajti Paludan një “budalla të krahut të djathtë, qëllimi i vetëm i të cilit është të nxisë dhunën dhe ndarje”, por shtoi se “Suedia është një demokraci dhe në një demokraci, budallenjtë gjithashtu kanë lirinë e fjalës”.


Të ngjashme