Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë për agjencionin serb të lajmeve “Tanjug” se NATO-ja “nuk e mbështet tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri” dhe se ky vendim prej vitit 2018 “ka qenë i nxituar” dhe se “kemi këshilluar kundër kësaj”, raporton Nacionale.
“Qëndrimi i NATO-s dhe imi për vendimin rreth tranzicionit të FSK-së në ushtri ishte gabim për nga koha (i nxituar) dhe këshillim i keq dhe ne këshilluam kundër kësaj. Kjo nuk ka mbështetjen e NATO-s”, ka thënë ai.
Duke folur për mundësinë e anëtarësimti të Kosovës në NATO, Stoltenberg rikujtoi se “çfarëdo vendimi për anëtarësim të Kosovës në NATO duhet të bëhet nga të gjithë aleatët e NATO-s. Siç e dini në ATO disa aleatë nuk e kanë njohur Kosovën”.
Kutjojmë se javë më parë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA e mbështet plotësisht “planin 10 vjeçar për tranzicion” të FSK-së në ushtri.