Lajme
Transportonte emigrantë, arrestohet 33 vjeçari
Demokracia
16:47 | 24 Nëntor 2022

Share:

Një person u arrestua në Gjirokastër, ngaqë u kap duke transportuar kundrejt fitimit gjashtë emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Policia informoi se i arrestuari është K. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Gjirokastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 50″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – K. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e DVKM Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, Gjirokastër, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 6 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.”, informoi Policia.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti, si dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme