Lajme
Transformimi i Albulena Haxhiut: Sot në Kuvend u pa me markat Dr.Martens e Michael Kors
Demokracia
13:49 | 21 Maj 2025

Share:

Ndryshimi në pamje i shumë ministrave të Qeverisë Kurti II është komentuar në vazhdimësi.

Njëjtë, edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, e cila po tenton të bëhet kryeparlamentare por nuk po i merr votat tash e dhjetra herë, është parë kohëve të fundit me një pamje të transformuar.

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, që më herët nuk janë parë shumë duke ekspozuar marka të ndryshme, me të marrë pushtetin kanë ndryshuar edhe në këtë pikë.

Sot ndërkohë, Haxhiu u pa me një palë këpucë Dr.Martens dhe çantë të Michael Kors.

Të dyja këto, janë marka shumë të njohura dhe zakonisht, produktet e tyre nuk blihen nën shifrën të paktën 100 euro./Nacionale

Të ngjashme