Sport
Transferimi i Veliut në Turqi, këto janë reagimet e Beqir e Tahir Batatinës
Demokracia
16:31 | 26 Qershor 2022

Share:

Valmir Veliu gjatë ditës së diel (sot) kompletoi transferimin e tij te skuadra elitare e futbollit turk, Gaziantep.

Gaziantep dhe Llapi ranë dakord për transferimin e futbollistit kosovar në këtë merkato, shkruan Demokracia.com.

Për transferimin e këmbëshpejtit Veliu në Turqi kishte reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ndër ata që iu gëzuan transferimit të Veliut në Superligën e Turqisë padyshim se ishin krerët e klubit llapjan, presidenti Beqir Batatina dhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Beqir e Tahir Batatina nëpërmjet llogarive të tyre në Facebook reaguan shkurtimisht për këtë hap të madh të Veliut në karrierë.

“Forca Vali” – shkroi Beqir Batatina. Ndërkohë trajneri Batatina në Facebook ka shkruar “vazhdojmë”, duke lënë të kuptohet se Veliu nuk do të jetë futbollisti i fundit që transferohet në Evropë nga Llapi.

Valmir Veliu iu bashkua Llapit në vitin 2018, ndërsa konsiderohet si një nga talentët më premtues kosovarë.

Futbollisti gjithashtu është pjesë edhe e Kombëtares U21 të Kosovës.

Valmir Veliu me fanellën e Llapit ka fituar tre trofe. Ai triumfoi dy herë në Kupën e Kosovës dhe njëherë në Superkupën e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme