Sulmuesi spanjoll, Ferran Torres ka arritur në Barcelonë për të kryer testet mjekësore.
Torres do t’i bashkohet Barcelonës dhe do të nënshkruajë kontratë pesë vjecare.
Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar se lojtari tashmë ka arritur në Barcelonë, ku në mëngjes do kryejë testet mjekësore pastaj do nënshkruajë kontratën.
“Ferran Torres ka arritur në Barcelonë sot bashkë me agjentët dhe është në qytet për momentin. Testet mjekësore do kompletohen në mengjës”.
“Njoftimi zyrtar mund të vijë në orët në vijim. Kontratë për pesë vite. 55 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë te Man City. Marrëveshje e kryer”, shkroi ai. /Demokracia.com/