Sport
Transferimet e reja i sigurojnë fitoren Juventusit kundër Veronës
Demokracia
22:36 | 06 Shkurt 2022

Share:

Juventusi ka shënuar fitore në takimin e javës së 24-të ndaj Veronës në Serie A.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 2:0 ndaj Veronës në takimin e luajtur në “Allianz Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Golashënuesit për Juven ishin dy ardhjet e reja në merkaton e verës, Dusan Vlahoviq dhe Zakaria.

Talenti serb shënoi në minutën e 13-të, kurse Zakaria realizoi në mintuën e 61-të.

Juventusi me këtë fitore ngritet në pozitën e katërt me 45 pikë, derisa Verona ka 33 pikë në vendin e 9-të./Demokracia.com/

Të ngjashme