Lifestyle
Trajtimi i ri mund të shkatërrojë rritjen e kancerit dhe mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë, zbulon studimi
Demokracia
14:07 | 12 Tetor 2021

Share:

Një trajtim i ri i kancerit mund të shkatërrojë tumoret në pacientët të cilët janë diagnostikuar si të sëmurë përfundimisht, ka gjetur një studim.

Studiuesit thonë se një kombinim i barnave të imunoterapisë nxit sistemin imunitar të trupit për të sulmuar qelizat e kancerit dhe rezulton në një “prirje pozitive për mbijetesë”.

Gjatë një prove mbi pacientët me kancer në kokë dhe qafë, ata zbuluan se ilaçet çuan në një zvogëlim të madhësisë së tumoreve. Në disa raste, tumoret u zhdukën tërësisht, transmeton Dailymail përcjellë Demokracia.

Studimi i shkencëtarëve në Institutin e Kërkimit të Kancerit (ICR) në Londër dhe Royal Marsden NHS Foundation Trust përfshinë gati 1000 pacientë.

Trajtimi standard përfshin një koktej agresiv të dy ilaçeve të kimioterapisë dhe një trajtim të synuar të antitrupave.

Ajo vjen me efekte anësore të tilla si dhimbje, nauze humbje të oreksit dhe probleme me frymëmarrjen, përcjellë Demokracia.

Por përshkrimi i një përzierje të dy imunoterapive në vend të kësaj i ndihmoi pacientët të jetojnë mesatarisht tre muaj më gjatë.

Një pacient, i cili pritej të vdiste katër vjet më parë, zbuloi se tumori i tij ishte zhdukur plotësisht vetëm disa javë pasi iu bashkua eksperimentit.

77 vjeçari tani është pa kancer dhe e kaloi javën që shkoi, në një lundrim me gruan e tij, përcjellë Demokracia.

Shefi ekzekutiv i ICR, profesori Kristian Helin tha:

“Këto janë rezultate premtuese dhe demonstrojnë se si ne mund të zgjedhim më mirë pacientët që kanë më shumë gjasa të përfitojnë nga trajtimi me imunoterapi.”

Trajtimi i ri është krijuar posaçërisht për ata me kancer të përsëritur ose metastatik të kokës dhe qafës dhe të cilët gjithashtu kanë një shënues imunitar, të caktuar për të treguar se do të përfitonin nga imunoterapia.

Gjetjet u prezantuan në Kongresin Virtual të Shoqërisë Evropiane për Onkologjinë Mjekësore./Demokracia.com/

Të ngjashme