Sport
Trajneri urdhëron lojtarët: Nuk guxon ta kërkoni fanellën e Ronaldos
Demokracia
20:16 | 03 Shkurt 2022

Share:

Manchester Unitedi  do të presë në “Old Trafford” skuadrën e Midelsbroun mbrëmjen e 4 shkurtit për sfidën e 1/16-ave në Kupën FA.

Mirëpo trajneri i Midelsbrou, Chris Wilder, i ka vënë një urdhër të rreptë futbollistëve të tij, që ka të bëjë me portugezin Cristiano Ronaldo.

Ata nuk duhet të kërkojnë për një uniformë të sulmuesit përpara sfidës, sepse kjo do t’i shpërqëndronte ata.

“Ata mund të bëjnë çfarë të duan pasi ndeshja të mbarojë, por përpara saj ata duhet të jenë të fokusuar. Nuk kemi ardhur këtu për turizëm”, u shpreh Uilder në konferencën për shtyp. /Demokracia.com

Të ngjashme