Kombëtarja e Kosovës në hendbollarriti të shënojë një fitore historike në eliminatoret për Kampionatin Europian, duke e mundur Rumaninë në Bukuresht me rezultat 25-30.
Kjo ka shkaktuar kaos në Rumani të cilët assesi nuk po mund të pajtohen me këtë disfatë. “Dardanët” nuk kishin shënuar asnjë fitore mysafir dhe atë e arritën mbrëmë ndaj rumunëve.
Kjo humbje mori vëmendjen e mediave rumune, teksa ka tronditur edhe trajnerin rumun, Gheorghe Tadic. Ai në një intervistë dhënë për Agerpress madje e quajti Kosovën “komunë”.
“Nuk e di cila është fjala më e keqe, poshtërim apo turp. Komuna e Kosovës na mundi”, kë thënë Tadic. /Demokracia.com