Sport
Trajneri nuk përmban nervat dhe godet me kokë kolegun
Demokracia
10:22 | 28 Mars 2023

Share:

Derbi mbetet një derbi, edhe nëse luhet në futbollin e femrave. Neshja Renxhers-Seltik është një nga përplasjet më të zjarrta në botë dhe kjo pasqyrohet sa herë këto dy fanella vendosen kundër njëra-tjetrës.

Këtë herë bëhej fjalë për futbollin e femrave me sfidën që rezultoi mjaft e tensionuar, teksa nervat nuk i përmbajti trajneri i Renxhers, Kreg Mekferson. Ky i fundit pa se si skuadra e tij pësoi golin e barazimit (1-1) në minutën e 99-të dhe nuk mundi të duronte kur trajneri kundërshtar Fran Alonso iu bashkua festës së vajzave të tij.

Kështu, MekFerson iu afrua nga pas spanjollit dhe e goditi me kokë me këtë të fundit që tentoi t’i kundërpërgjigjej. Megjithatë, ndërhyrja e shpejtë e personave të pranishëm bëri që situata të mos agravohej më shumë.

Në fundin e ndeshjes, Alonso u shpreh se nuk do të kërkoj që kolegu i tij të dënohet duke e justifikuar se bëhej fjalë për thjesht nerva loje. /Demokracia.com

https://youtu.be/XCNfrvIYLFk?t=3

Të ngjashme