Sport
Trajneri i Zvicrës komenton veprimet e Granit Xhakës ndaj Serbisë
Demokracia
15:53 | 05 Dhjetor 2022

Share:

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Murat Yakin, ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Portugalinë.

Yakin mes tjerash në lidhje me Granit Xhakën, tha se s’duhet të diskutohet më ajo që ndodhi.

“Unë jam një trajner që shikoj përpara dhe nuk duhet të diskutojmë më atë që ndodhi. Ishte një lojë e veçantë, por duhet ta lëmë mënjanë këtë tani. Jemi plotësisht të fokusuar në ndeshjen e nesërme”, tha Yakin, njofton Blick.ch, transmeton Demokracia.com.

Zvicra nesër do të përballet me Portugalinë në çerekfinale të Kupës së Botës me fillim nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme