Sport
Trajneri i Zvicrës: Graniti, Xherdani e Zeqiri duhet të kontrollojnë emocionet ndaj Kosovës
Demokracia
18:33 | 28 Mars 2022

Share:

Ndeshja kundër Kosovës do të jetë shumë e veçantë për futbollistët shqiptarë që luajnë për përfaqësuesen e Zvicrës.

Shumë nga ta vijnë nga Kosova, andaj kjo sfidë për ta do të jetë më e veçantë nga të tjerat, shkruan Demokracia.com.

Shaqiri për duelin me Kosovën: 95 për qind e njerëzve do jenë të lumtur, luajmë për fitore

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, ndoshta edhe Andi Zeqiri janë futbollistët nga Kosova që do përballen me “Dardanët” në Cyrih të martën me fillim nga ora 18:00.

E trajneri i “helvetikëve” u ka bërë thirrje treshes shqiptare të kontrollojnë emocionet kundër Kosovës.

Përballja sy më sy me Kosovën dhe Dardanët, sfidë e sikletshme për Andi Zeqirin

“Graniti, Xherdani apo edhe Zeqiri duhet të kontrollojnë emocionet e tyre. Do të jetë e veçantë para ndeshjes, por sapo gjyqtari të sinjalizojë fillimin e takimit, ata duhet ta fshehin atë. Ata janë të gjithë profesionistë dhe kjo është arsyeja pse unë e kërkoj këtë nga lojtarët”, deklaroi Yakin në konferencë për shtyp./Demokracia.com/

Të ngjashme