Sport
Trajneri i Vushtrrisë, Nikaj në procedurë disiplinore, ofendoi organet e FFK-së në takimin me Ferizajn
Demokracia
15:56 | 22 Nëntor 2021

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Vushtrrisë, Samuel Nikajt.

Arsyeja e inicimit disiplinor ndaj tij vije pasi Nikaj kishte ofenduar me ton të lartë organet e Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë ndeshjes me Ferizajn, shkruan Demokracia.com.

Vushtrria barazoi shifrat 1-1 në minutat shtesë të takimit, ndërsa Nikaj festoi në mënyrë priovokative dhe ofendoi organet e shtëpisë së futbollit kosovar.

“Inicim disiplinor ndaj : Kryetrajnerit të KF Vushtrria, Samuel Nikaj me nr ID.015755M77. Motivi: Në minuten 90+ pas barazimit të rezultatit, feston golin në mënyrë priovokative dhe ofendon me ton të lartë organet e FFK-së. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Vushtrria-Ferizaj, Liga e Parë Grupi B”, thuhet në raport.

Vushtrria dhe Ferizaj ndanë pikët pasi luajtën 1-1 në stadiumin “Ferki Aliu” në takimin e Grupit B në Ligën e Parë të Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme