Suedia është duke e mbajtur konferencën e fundit për shtyp në prag të ndeshjes me Kosovën.
Kombëtarja suedeze në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” do ta sfidojë Kosovën. raporton Demokracia.com.
Përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson është paraqitur në konferencën e sotme për shtyp.
A do të festojë në rast se shënon ndaj Suedisë? Kjo është përgjigjja e Arbër Zenelit
Ai e ka vlerësuar lart skuadrën e Kosovës, derisa ka folur edhe për futbollistin e Kosovës, Arbër Zenelin, i cili dikur ishte pjesë e Suedisë.
“Arbër Zeneli ka qenë një lojtar i mirë dhe do ta donim në skuadër, por në momentin që ai vendosi për Kosovën, nuk kam menduar më për të. Nuk është mirë të mendoj për lojtarë që nuk mund t’i kem. Gjithsesi ai është një lojtar i mirë”, ka deklaruar Andersson.
“Sa i përket ndeshjes, ne asnjëherë nuk hyjmë për barazim, gjithmonë për fitore. Kështu do të jetë edhe nesër”, theksoi ai. /Demokracia.com