Suedia është duke e mbajtur konferencën e fundit për shtyp në prag të ndeshjes me Kosovën.
Kombëtarja suedeze në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” do ta sfidojë Kosovën. raporton Demokracia.com.
Përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson është paraqitur në konferencën e sotme për shtyp.
Ai e ka vlerësuar lart skuadrën e Kosovës.
“Kosova është skuadër e mirë, ka individë të mirë. Ka një skuadër të fortë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, aq sa me Gjeorgjinë. Ne duhet të luajmë më mirë se në ndeshjen e fundit”, ka thënë Andersson.
“Do të mundohemi të luajmë më mirë në mbrojtje dhe të krijojmë më shumë raste se sa në herën e fundit”, shtoi ai. /Demokracia.com