Kombëtarja e Suedisë e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit mars.
Befasia e kësaj liste ishte rikthimi i Zlatan Ibrahimoviqit, i cili ishte pensionuar nga kombëtarja vite më parë, shkruan Demokracia.com.
Pas publikimit të listë, përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson është deklaruar për media.
Në mes të tjerash ai foli edhe për Kosovën me të cilën do të përballet me 28 mars.
“Edhe Kosova edhe Gjeorgjia kanë shumë lojtarë të mirë dhe të aftë teknikisht. Ne u takuam me Kosovën gjatë turneut të Janarit në vitin 2020 dhe e dimë që është një ekip i aftë edhe nëse nuk kanë ekipin më të mirë të mundshëm aktualisht”, ka thënë Andersson.
“Si zakonisht, duhet të jemi të kujdesshëm në përgatitjet tona dhe të bëjmë paraqitje të mira për të marrë fillimin që duam në kualifikime”, tregoi ai për mediat suedeze. /Demokracia.com