Sport
Trajneri i Suedisë i kënaqur me fitoren ndaj Kosovës, ka disa fjalë edhe për Ibrahimoviqin
Demokracia
23:34 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.

Pas ndeshjes, trajneri i Suedisë, Janne Andersson u shpreh i lumtur me fitoren e sontme ndaj Kosovës në Prishtinë.

“Ndryshe nga ndeshja ndaj Gjeorgjisë, sonte ne luajtëm në mënyrë të kontrolluar dhe të qartë. Ndihem mirë kur e shoh kështu skuadrën”, ka thënë Andersson.

“Zlatan Ibrahimoviq është fantastik, atij nuk i intereson nëse ai shënon, por vetëm të kontribuojë për skuadrën”, tregoi përzgjedhësi suedez. /Demokracia.com

Të ngjashme