Kosova luajti shumë mirë por nuk arriti të marrë rezultat pozitiv ndaj Spanjës duke pësuar me rezultat 0:2.
Ndeshja ishte e vlefshme eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës 0:2, shkruan Demokracia.com.
Pas ndeshjes, trajneri i Spanjës, Luis Enrique dha fjalë të mëdha për Kosovën.
“Mendoj se filozofia e të dyja skuadrave ishte pak a shumë e njëjtë. Ata krijuan më shumë shanse se në ndeshjen në Spanjë”, ka thënë Enrique në RTK.
“Ndaj Kosovës është gjithmonë vështirë të luash, pasi mundohen të shtynë. Besoj se Kosova është një skuadër mjaft e organizuar, Muriqi ishte shfrytëzuar mjaft mirë”, tregoi ai.
“Me lojtarët e mi folëm pas ndeshjes, dhe e dinin se ishte e vështirë”, shtoi ish-trajneri i Barcelonës. /Demokracia.com