Sport
Trajneri i Slavia Prahës me fjalë të mëdha për Ballkanin para takimit në Ligën e Konferencës
Demokracia
17:55 | 14 Shtator 2022

Share:

Trajneri i Slavisë së Pragës, Jindrich Trpishovsky, ka vlerësim të madh për kampionin e Kosovës në futboll, Ballkanin. Slavia e pret Ballkanin në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë të Çekisë për duelin e xhiros së dytë të fazës grupore në Ligën e Konferencës.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten prej orës 18:45 dhe i takon Grupit G të garës së nivelit të tretë të UEFA-s. Në konferencën për shtyp të mërkurën, trajneri Trpishovsky ka folur për përballjen me Ballkanin. Ai ka thënë se Ballkani është kundërshtar që nuk ka emër të madh në Evropë, por ka paraqitje të mirë.

Trajneri i ekipit çek ka pranuar se Slavian e pret një punë e vështirë ndaj Ballkanit. Në xhiron e parë të fazës së grupeve që u luajt javën e shkuar, Slavia barazoi 1:1 në udhëtim te Sivasspori, sikurse Ballkani që luajti në shtëpi ndaj Clujit të Rumanisë.

“Nuk i kam parë asnjëherë nga afër, por deri më tani i kam parë ndeshjet e tyre. Ishte një e panjohur e madhe për ne dhe më duhet të them se jam habitur me atë që kanë treguar. Ndonjëherë vjen një ekip i madh që ka emër dhe paraqitjen e ka të dobët. Ballkani është e kundërta e kësaj, është një ekip që nuk ka emër, por ka paraqitje më të lartë nga sa pritej. Ka një trajner që pati sukses të madh në Shqipëri, të cilin e transferoi edhe në këtë ekip”, është shprehur Trpishovsky.

“Karakteristika e tyre themelore është se janë jashtëzakonisht të fortë në kombinim, kalojnë gjithçka, portieri luan shkëlqyeshëm me këmbë, të dy portierët gjithashtu, e gjithë skuadra është shumë e mirë, ka kontroll të madhe të topit, e shijojnë atë”.

“Sigurisht që kanë disa dobësi. Nuk duhet t’u lëmë shumë hapësirë sikurse Cluj që pothuajse nuk ishte në gjendje t’ua hiqte topin. Kur ata marrin topin janë shumë të fortë me të, ne duhet të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt”, shtoi ai.

“Ata kanë mbrojtës të fuqishëm, portierë me eksperiencë, pastaj kanë lojtarë të lëvizshëm, grabitqarë dhe të rinj përpara. Korenica, Krasniqi janë lojtarë jashtëzakonisht produktivë, ndërsa Rrahmani është një sulmues interesant Rrahmani.

Të ngjashme