Sport
Trajneri i Sevillas i frikësohet Muriqit: Nuk duhet ta lejojmë ta prekë topin, është i rrezikshëm
Demokracia
19:38 | 10 Shkurt 2023

Share:

Trajneri Jorge Sampaoli ka bërë thirrje te lojtarët e tij të Sevillas që të kenë sa më shumë kujdes te Vedat Muriqi për ndeshjen e nesërme.

Sevilla do ta presë në shtëpi Mallorcan nesër. Sampaoli si trajner i Sevillas e ka të qartë se Vedat Muriqi mund t’i shkaktojë probleme në çdo fazë të ndeshjes.

Ai në konferencë për media deklaroi se duhet të bëhet çmos që Muriqi të mos e pranojë kurrë topin në 16 metërsh.

“Mallorca ka Muriqin që bën shumë mirë hapjen e lojës dhe shpërndan topin në të dy krahët, që i përfundojnë mjaft mirë aksionet me harkimet e tyre. Muriqi duhet ta lëmë shumë larg prej portës sonë dhe kjo do të ndodhë nëse ne do ta kemi dominimin në lojë”, përfundoi Sampaoli. /Demokracia.com

Të ngjashme