Sport
Trajneri i ri kroat iu drejtohet gazetarëve në gjuhën kroate, presidenti i Ferizajt merr rolin e përkthyesit
Demokracia
15:26 | 13 Tetor 2022

Share:

Klubi i Futbollit Ferizaj sot prezantoi në ambientet e klubit trajnerin e ri kroat, Andrej Panadiq, me ç’rast u mbajt edhe një konferencë për media.

Në konferencë për gazetarë gjatë prezantimit të Panadiq mori pjesë edhe i pari i klubit, Lulzim Abazi, raporton Demokracia.com.

Panadiq në fjalët e tij në konferencë iu drejtua gazetarëve në gjuhën kroate.

Duke parë se njohës të gjuhës kroate nuk pati në konferencë, rolin e përkthyesit e mori pikërisht kryetari i klubit, Abazi.

“Mirë është të përkthehet nëse mundet sepse ka që nuk e kuptojnë gjuhën kroate” – tha dikush prapa kamerave.

“Hajde unë po mundohem”, u përgjigj Lulzim Abazi.

Andrej Panadiq te Ferizaj do të zëvendësojë trajnerin e mirënjohur kosovar, Arbnor Morinën i cili dha dorëheqje pas barazimit 1:1 me Gjilanin xhiron e kaluar.

Panadiq ka marrë drejtimin e Ferizajt që është në vendin e fundit me tetë pikë, aq sa kanë edhe Malisheva e Dukagjini dy pozita më lart në renditjen tabelore./Demokracia.com/

Të ngjashme