Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje epokën pas shkarkimit të trajnerit, Bernard Challandes.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” janë përballur sonte me Jordaninë, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar në kryeqytet i takoi Jordanisë me rezultat 0:2.
Pas ndeshjes, trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primoz Gliha u shpreh tejet i zhgënjyer.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam. Krijuam shumë raste, por nuk patëm fat, por ndoshta do ta kemi në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë trajneri slloven.
“Në futboll kur krijon raste, do të thotë që kemi luajtur mirë. Por kur filloni të shënoni gola atëherë duket më e dukshme. Do të flas me ekipin për të gjetur një zgjidhje”, tregoi ai.
“Do të shkojmë të luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet”, përfundoi Gliha. /Demokracia.com