Trajneri i klubit të basketbollit Real Madrid, Pablo Laso ka pësuar infarkt.
Lajmin e ka bërë të ditur Real Madridi përmes një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.
Los Blancos ka njoftuar se Laso është shtruar në spital në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
“Real Madrid CF njofton se trajneri ynë Pablo Laso është shtruar në Spitalin Universitar Sanitas La Moraleja pasi pësoi një infarkt miokardi në orët e para të ditës së sotme”, thuhet në komunikatën zyrtare të Real Madridit./Demokracia.com/
Comunicado Oficial: Pablo Laso#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 5, 2022