Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, shkrua Demokracia.com.
Padyshim, shorti ishte i pamëshirshëm për Prishtinën e Llapin që i ka vu përballë njëra tjetrës, derisa çifti tjetër gjysmëfinal është ai ndërmjet Istogut e Dukagjinit.
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se ishte i pafat më shortin pasi nuk e ka dashur Llapin si kundërshtar.
“Nuk kemi pasur fat aspak në shortin e Kupës që nga fillimi i saj e ku gjithmonë na kanë rënë ekipet më të forta të secilit raund, duke filluar prej 1/8 me Dritën, në çerekfinale me Feronikelin dhe tash në gjysmëfinale me Llapin.
Short, padyshim i vështirë dhe njëkohësisht finale para finales kryesore.
Vlerësim maksimal për Llapin si ekip. E dimë që objektivi i dy skuadrave është kupa, por është mirë qe luhet me dy ndeshje dhe të shpresojmë që edhe këtë pengesë të vështirë ta kalojmë për të dalë në finale“, ka thënë për faqen zyrtare të klubit, trajneri Ramadani. /Demokracia.com