Sport
Trajneri i njohur bën mashtrimin e madh për “1 Prill”
Demokracia
20:59 | 01 Prill 2021

Share:

Trajneri i njohur kosovar Emin Bajrami, ka zgjedhur një mënyrë interesante për ta kujtuar 1 Prillin apo siç njihet ndryshe “Dita e rreneve”, shkruan Demokracia.com.

Bajrami përmes një njoftimi në “Facebook” ka njoftuar dorëheqjen nga skuadra e  Shkëndijës së Hajvalisë dhe fillimi i tekstit ishte aq bindës sa vërtetë linte përshtypje se ai është larguar nga skuadra.

Megjithatë në fund ai ka sqaruar se kjo ka të bëjë vetëm me “1 Prillin”, pasi ambiciet dhe objektivat e tij me Shkëndijën janë shumë të mëdha.

Ky është postimi i Emin Bajramit në “Facebook”:

Nga sotë nuk jam pjesë e KF Shkendija.Falenderoj Presidentin Rrustem Pacollin.Driton Gergjaliun.Drejtorin e klubit Naser Gashin.Valon Hisenin.Po ashtu I falenderojë futbollistët per punen diciplinen dhe angazhimin qe kan treguar deri me sotë.Qelsi I suksesit te nje klubi ashtë menagjimi I mire I klubit.Euforia nuk guzon te ekzistojë ne ekipet te cilat luftojnë per kampion.Te KF Shkendija,Euforia nuk ekzistonë.Rrini te qetë.1 prilli dita e genjeshtrave.Forca Shkendi gjithmonë me ty♥️♥️?

https://www.facebook.com/emin.bajrami.9/posts/4013659608692146

Të ngjashme