Sport
Trajneri i Maqedonisë së Veriut tallet pas ndeshjes: Kemi fituar si italianët kundër italianëve, një gol me dy gjuajtje në portë
Demokracia
09:35 | 25 Mars 2022

Share:

Maqedonia e Veriut ka arritur një fitore të jashtëzakonshme mbrëmë ndaj Italisë.

Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Trajkovski në minutën e 93’të të ballafaqimit.

Italia tashmë ka humbur shansin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022, kurse Maqedonia arrin finalen e ciklit për t’u kualifikuar në eventin më të madh për kombëtare.

Trajneri Maqedonisë së Veriut, Blagoja Millevski është shfaqur i entuziazmuar para kamerave dhe nuk e ka fshehur euforinë e tij në komentet për ndeshjen, duke theksuar se i kishte mundur italianët ashtu siç bënin ata zakonisht.

“Kemi fituar si italianët kundër italianëve, një gol me dy gjuajtje në portë. Jam shumë i lumtur për këtë fitore, jam krenar për këta djem. Që nga nesër, të gjitha energjitë do të jenë te Portugalia.

Dëmtimet nuk janë serioze, të gjithë do të jenë gati për ndeshjen tjetër. Do të jetë edhe Elmas i cili do të na japë një ndihmë të madhe.

Jam shumë i lumtur për golin e Trajkovskit. Ndeshja ishte përgatitur në këtë mënyrë. E dinim që Italia është një skuadër e madhe me lojtarë të mëdhenj, por ne kemi bërë një ndeshje të madhe.

A e prisnim? Absolutisht po, e njohim forcën tonë. Para ndeshjes u kisha thënë djemve që të argëtoheshin dhe në fakt u argëtuan”, theksoi trajneri i Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme