Sport
Trajneri i Liverpoolit me deklaratë interesante pas fitores dramatike ndaj Milanit
Demokracia
09:46 | 16 Shtator 2021

Share:

Futbollistët e Liverpoolit dhe Milanit ishin protagonistë të njëres prej ndeshjes më interesante në rundin e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në “Anfield”, dy gjigantët evropianë u përballën mbrëmë, derisa “Të Kuqtë” fituan me përmbysje 3:2.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se për asnjë moment të vetëm, skuadra e tij nuk ishte në depresion dhe se kishte besuar në fitoren e madhe.

“Kemi luajtur shumë mirë, intensiteti ishte i madh, por në një moment thjesht u ndalëm. Nuk e di kur, por ne pushuam së luajturi futbollin tonë”, tha trajneri gjerman.

“U kemi lënë atyre shumë hapësira, ku ata shënuan dy gola. Por, për asnjë moment nuk menduam se mund të mos fitojmë. Shënuam dy gola të mrekullueshëm në pjesën e dytë. Djelmoshat bënë një kthesë fantastike”, shtoi Klopp.

Të ngjashme