Sport
Trajneri i Kosovës për mediumin francez: Shumë kosovarë u larguan drejt Evropës gjatë luftës, nuk është e lehtë t’i bindim futbollistët ta përfaqësojnë vendin e origjinës
Demokracia
16:53 | 30 Gusht 2022

Share:

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse e ka dhënë së fundmi një intervistë interesante për mediumin francez, “lequotidienduspor.fr”.

Përpos futbollit në Francë, Giresse ka folur edhe për punën e tij te Përfaqësuesja e Kosovës.

“Siç e dini, ky shtet ka ardhur nga shpërbërja e Jugosllavisë. Gjatë luftës, shumë kosovarë u larguan drejt shteteve evropiane, edhe shumë të rinjë. Siç është rasti i Shaqirit, i cili zgjodhi Zvicrën, por që mund të kishte luajtur për Kosovën”, ka thënë Giresse.

Tutje, ai ka folur edhe për vështirësitë e prurjes së futbollistëve.

“Është element i rëndësishëm. Për shembull, Diant Ramaj, i lindur në vitin 2001, ka origjinë nga Kosova, por përfaqëson të rinjtë e Gjermanisë. Ka shumë si ai. Nuk është e lehtë t’i bindësh ata të vijnë te vendi i origjinës”, tregoi ai.

Tutje, ai ka folur edhe për synimet me Kosovën.

“Të shkojmë në evropian është një ëndërr e jona. Shortin e shohim në tetor, por nuk jemi favorit”, shtoi francezi./Demokracia.com/

Të ngjashme