Sport
Trajneri i Kosovës, Giresse kritikon Neymarin
Demokracia
21:27 | 15 Shkurt 2023

Share:

Ish-trajneri i Paris Saint-Germainit, tani përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giress, ka kritikuar yllin e PSG-së, brazilianin Neymar, për paraqitje të dobët në disfatën nga Bayern Munichu, në duelin e parë të 1/8 së finales në “Champions”.

Bayerni fitoi me rezultatin 1:0, ndërsa Giresse ka mbetur i dëshpëruar me atë që ka paraqitur në fushë ylli i skuadrës parisiene. Giresse ka thënë se Neymari ka komplikuar disa situata, në vend se të luante më thjeshtë.

“Ai sërish ka bërë më shumë se që duhet. Atij i mungon thjeshtësia. Është gjithmonë e njëjta. Ai madje nuk e bën diferencën as në situatat një kundër një. Për më shumë, ka humbur shumë topa në mënyrë të pakuptimtë”, ka thënë Giresse për mediumin “Le Parisien”.

Giresse ishte në krye të PSG-së në vitin 1998. 70-vjeçari tani udhëheqë Kosovën. Në dhjetë ndeshje në krye të “Dardanëve” ka katër fitore, tri barazime e tri disfata.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024