Sport
Trajneri i klubit kosovar dënohet me katër ndeshje mosushtrim të detyrës
Demokracia
16:24 | 18 Tetor 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar trajnerin e Vjosës, Erdin Hashanin me katër ndeshje mosushtrim të detyrës.

Kjo për shkak të ofendimeve dhe sharjeve në drejtim të gjyqtarit kryesor të takimit kundër Kikës në Ligën e Parë të Kosovës.

“Kryetrajnerit të KF ”Vjosa”, Erdin Hashani UEFA B 01166. Pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë në fushën e lojës, ka vrapuar në drejtim të gjyqtarit kryesor, duke e ofenduar dhe sharë në baza familjare. Edhe pas ndëshkimit me karton të kuq, i njëjti ka vazhduar me ofendime të rënda ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raporteve të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Kika – Vjosa. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 4 (katër) ndeshje sipas radhës të organizuara nga FFK”, thuhet në raportin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

Hashani është trajner i Vjosës edhe në edicionin e kaluar derisa në të kaluarën si futbollist kishte bërë karrierë në shumë klube kosovare dhe jo vetëm./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024