Sport
Trajneri i Irlandës së Veriut vlerëson lart Kosovën, veçon këta futbollistë
Demokracia
20:56 | 08 Qershor 2022

Share:

Trajneri i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough ka vlerësuar lart Kombëtaren e Kosovës një ditë para duelit.

Baraclough në konferencën e sotme për media ka thënë se Kosova ka përbërje me lojtarë cilësorë, ndërsa ka veçuar tre futbollistë.

“Kosova ka në përbërje shumë lojtarë cilësorë dhe të nivelit të lartë. Unë vërtet jam i impresionuar me ekipin e Giresse, Rashica, Muriqi, Zhegrova e të tjerë janë shumë lojtarë të rrezikshëm. Do të shkojmë në secilën ndeshje për të fituar”.

“E dimë historinë tonë, Liga e Kombeve nuk ka qenë e mirë për ne, në aspektin e rezultateve. Kemi provuar lojtarë të rinj në skuadër. Jemi skuadër e re, po zhvillohemi”.

“Jemi duke e freskuar ekipit. Nuk dihet çfarë mund të ndodh në një ndeshje. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv ndaj Kosovës”, ka thënë ai në konferencë.

Kosova dhe Irlanda e Veriut përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve./Demokracia.com/

Të ngjashme