Sport
Trajneri i Holandës del kundër Botërorit në Katar: Është marrëzi, ka të bëjë me para dhe interesa komericale
Demokracia
15:57 | 22 Mars 2022

Share:

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal, ka thënë se është “qesharake” që Kupa e Botës për meshkuj 2022 të luhet në Katar, duke pretenduar se vendimi për të mbajtur turneun atje ka të bëjë “për para dhe interesa komerciale”.

Duke folur në një konferencë shtypi përpara miqësoreve në shtëpi kundër Danimarkës të shtunën dhe Gjermanisë të martën e ardhshme, Van Gaal iu kërkua mendimi i tij për vendin e Lindjes së Mesme që pret finalet, të cilat do të zhvillohen nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, përcjell Demokracia.com/

“Tani, të gjithë e dinë që mua më duket qesharake”, tha Van Gaal, duke shtuar.

“Është qesharake që do të luajmë në një vend – si e thotë FIFA? Për të zhvilluar futbollin atje. Kjo është marrëzi. Por nuk ka rëndësi – ka të bëjë me paratë, interesat komerciale. Ky është motivi kryesor i FIFA-s”.

Katari është përballur me shqyrtimin ndërkombëtar mbi trajtimin e punëtorëve që kur fitoi të drejtën për të pritur Kupën e parë Botërore në Lindjen e Mesme.

Vitin e kaluar, lojtarët holandezë, së bashku me lojtarët e ekipit kombëtar për Gjermaninë dhe Norvegjinë, mbanin fanella përpara kualifikimeve të Kupës së Botës, duke ngritur shqetësime për të drejtat e njeriut./Demokracia.com/

Të ngjashme