Sport
Trajneri i Greqisë me deklaratë interesante pas fitores ndaj Kosovës në Volos
Demokracia
11:45 | 13 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur mbrëmë në Volos të Greqisë.

Në “Panthessaliko Stadium”, “Dardanët” ishin mysafirë të Greqisë.

Ndeshja e vlefshme për grupin 2 të Ligës C të Kombeve i takoi helenëve 2:0.

Trajneri i Greqisë, Gustavo Poyet ndihet mjaft i lumtur me fitoren e radhës së ekipit të tij.

Ai beson se Greqia me këtë fitore e ka mbyllur çështjen e liderit në grup dhe mendon se grekët tash duhet të mendojnë për një tjetër nivel në Ligën e Kombeve.

“Ne jemi mjaft krenarë me lojtarët, jemi perfekt deri këtu, nuk mund të kërkojmë më shumë nga lojtarët. Ata e dhanë maksimumin edhe ndaj Kosovës, i shpenzuan të gjitha energjitë. Tash, kemi nevojë për pushim pas këtyre paraqitjeve. Katër fitore, asnjë gol i pësuar, lidhja me tifozët përsëri, stadiumi gati i mbushur. Ne po përmirësohemi, me fitore është e lehtë t’i bindësh lojtarët”, deklaroi trajneri uruguaian./Demokracia.com/

 

Të ngjashme