Sport
Trajneri i Gjilanit i gëzohet golit të Ramadanit, Luzi komplimenton kundërshtarin dhe u dërgon mesazh gjyqtarëve
Demokracia
15:44 | 30 Tetor 2022

Share:

Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme në javën e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

“Kuqebardhët” triumfuan 1:0 ndaj Dukagjinit me golin e futbollistit Arbnor Ramadani, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri Zekirija Ramadani i është gëzuar golit të Ramadanit.

“I gëzohem shumë golit të Arbnor Ramadanit. Është një djalë që punon shumë dhe ka cilësi të bëj ndeshje të mëdha. I uroj lojtarëve këtë fitore mjaftë të mundimshme. Është meritë e jona që krijuam shumë raste shënimi në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë u vërejt një lodhje nga ana jonë. Uroj të kemi brenda javës një kontingjent të plotë të lojtarëve, pasi tashmë na mungon edhe Arbnori për shkak të përjashtimit. Të jepen dy kartonë brenda një minute është pak e dyshimtë”, ka thënë Ramadani për ArtSport.

Ndihmëstrajneri i Dukagjinit, Artan Luzi ka komplimentuar Gjilanin për fitoren, ndërsa u ka dërguar një mesazh gjyqtarëe.

“Futbolli është i tillë. Komplimente Gjilanit për fitoren. Për mendimin tim loja do të duhej të ishte ndryshe. Lamë dy pikë sot. Patëm rast edhe në pjesën e parë dhe me atë që demonstruam në pjesën e dytë na takoi neve. Kemi pasur rast, dy shtylla dhe raste të tjera. I ka munguar ekipit Dallku. Iu bëjë thirrje gjyqtarëve që të mos japin karton “palidhje” siç thoni ju në Kosovë për trajnerët sepse edhe ne kemi presion”, tha Luzi për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme